Në Shkup të Maqedonisë së Veriut mijëra shqiptarë kanë marshuar të dielën, për të kundërshtuar dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Liria e Kosovës nuk gjykohet”, “Liri për çlirimtarët”, “UÇK-ja është histori e lirisë së Kosovës”, “Jo në emrin tim”, kanë qenë disa nga thirrjet e kësaj proteste.
Protesta janë zhvilluar edhe në vende të tjera si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Zvicër e Gjermani.
Edhe në Kosovë po protestohet që nga dita kur është shpallur aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.
Në një vendim skandaloz, Gjykata Speciale ka dënuar me rreth 1 shekull burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë dënuar me 81 vjet burgim gjithsej.
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim.
Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim.
Specialja e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim.
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.









