Një person është gjetur i vdekur në Lipjan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.
“Është raportuar se një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit theksohet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.