Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë për VOX Kosova se zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës është “ofendimi më i madh që i është bërë Kosovës”.
“Nuk mund të jetë kryetar i Kuvendit një njeri i cili me dorën e vet e ka shitur veten për një punim shkencor të ashtuquajtur pseudoshkencor, për ta fyer kombin e vet dhe për t’u bërë argat i djallit”, tha Limaj.
“Ai njeri duhet të jetojë me gabimet që i ka bërë dhe duhet të përballet me pasojat. Ai nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit. Dhe këtu ndalet çdo gjë”, shtoi.









