Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Glauk Konjufcës, në rigjykimin e tij për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Konjufca ishte akuzuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 10 gusht 2016. Në seancën e rigjykimit, Prokuroria kishte kërkuar që Konjufca të dënohet sipas Legjislacionit në fuqi.

Sipas aktakuzës, Konjufca më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së një mbledhjeje në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësinë e deputetit, kishte hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Në aktakuzë thuhej se si pasojë e gazit lotsjellës, pjesëmarrësit ishin detyruar të braktisnin sallën, pasi qëndrimi i tyre ishte pamundësuar nga tymi i shkaktuar nga gazi.

Konjufca akuzohej për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.