Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pyetur për Projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Von der Leyen ka thënë se vendimmarrja për këtë çështje i takon Kosovës, por ka theksuar se duhet të garantohet pavarësia e gjyqësorit.

“I përket Kosovës që të vendosë. Është me rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit. Në këtë kuadër, i përket Kosovës që të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëhet ose jo, por është me rëndësi që gjyqësori të mbahet i pavarur”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë Ligji për Specialen akoma nuk eshte proceduar ne Kuvend nga Qeveria e Kosoves dhe rrezikon te mbetet pa ardhur ne Kuvend, perderisa Kosova rrezikon zgjedhje te reja.