Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar pas protestës së djeshme në Prishtinë, duke e cilësuar atë si masive.

Haradinaj ka shkruar se protesta ishte “bash qysh i ka hije shqiptarit”, ndërsa ka kritikuar adresimet e bëra gjatë saj, duke thënë se nuk ishin të qarta.

“Protesta e djeshme ishte masive, ishte bash qysh i ka hije shqiptarit.

Adresimet ishin të paqarta, nuk i kuptova.

Edhe 4 ditë Kuvendit i përfundon mandati, pra nuk e paralajmëruat qartë.

Të gjithë e dini kush është kundër plotësim-ndryshimeve të ligjit dhe nuk po e thoni qartë.

Të gjithë e dini kush e bëri argatin e dreqit dhe nuk po e thoni”, ka shkruar Haradinaj.