“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje. Dallimet i kemi ende vetëm në procedurë”.
Kështu ka thënë Ushtrusja e Detyrës së Kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, pas takimi që ajo, së bashku me ish-Kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, kanë pasur me Kryeministrin Albin Kurti, në lidhje me Ligjin për Gjykatën Speciale.
Takimi me Kurtin vjen pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku si pikë e rendit të ditës është edhe Ligji për Specialen.
Çitaku ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë. “Ju njoftoj më vonë”.
E pyetur se a do të dalë në seancën e së enjtes në votim Ligji, U.D Kryetarja e PDK-së tha se “po besoj që po”.
Ligji për Specialen ishte miratuar nga Kuvendi më 6 tetor. Por, pas kërkesës së PDK-së, Presidentja Justina Shiroka-Pula, e kishte kthyer në Kuvend për rishqyrtim.
Ligji për Specialen u iniciua nga PDK-ja pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.









