Shikojeni këtë fotografi…

Katrorët e gjelbër që po shiheni janë vota të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Këto dy grupe parlamentare po e votojnë Ligjin për Shtetësinë e Kosovës.

Do të thoshit ju, çka i bëri bashkë, sërish, në Parlament Vetëvendosjen dhe Listën Serbe.

Është Neni 31 pika 1, i Ligjit të ri për Shtetësinë, e cili thotë se “Republika e Kosovës ua njeh të drejtën e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pavarësisht nga vendbanimi i tyre i tanishëm dhe shtetësia që ata kanë, të gjithë qytetarëve të ish Republikës Federative të Jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës deri me datën 1 janar 1998 dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë”.

Këtu theksi bie te “pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë”.

Pra, secili serb që mund të ketë lindur dje, kudo, në Beograd a Australi, e prindi rastësisht i është gjendur në Kosovë në kohën e luftës, atij i takon automatikisht shtetësia e Kosovës.

Edhe secilit kolon serb, që Serbia i sillte në Kosovë për të afektuar demografinë e Kosovës, duke dashur t’i ndryshojë numrat e etnisë, i takon shtetësia dhe jo veç atij, po edhe fëmijëve.

Secili kriminelë serbë që u soll në Kosovë për t’i bërë popullit represion në kohën e luftës e uzurpi një shtëpi diku nëpër Kosovë, me këtë ligj jo që i takon shtetësia atij, po edhe fëmijëve të tij.

Kjo është pra arsyeja pse Lista Serbe e donte të  votuar e të kaluar patjetër këtë ligj.

Po Vetëvendosjes ç’iu desh.

Një argument që ata e prodhuan, ishte se po e bëjnë për diasporën dhe fëmijët që lindin në diasporë të kenë të lehtë shtetësinë kosovare.

Por, a keni dëgjuar ju se ekizstoka një problem i tillë? Jo, sepse nuk ekziston.

Aktualisht, fëmijët e prindërve kosovarë që lindin në diasporë, procedurën e marrjes së shtetësisë e kryejnë me një dokument të dorëzuar në cilën do ambasadë të Kosovës nëpër botë.

Me certifikatën që e marrin në spital atje, e cila është internacionale, bën termin në ambasadë dhe për 30 minuta, urime jeni shtetasi më i ri i Kosovës.

Pra, argumenti i Vetëvendosjes nuk qëndron fare.

Atëherë, edhe një herë: Çka ju desh Pushtetit aktual ky ligj? Se për Listën Serbe e kuptuam.