Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.
“Deputetja e nderuar Duda Balje iu ka bashkuar grupit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si anëtare e grupit tonë parlamentar”, ka thënë Tahiri për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Me Baljen, Grupi Parlamentar i AAK-së do të ketë 7 deputetë, nga 6 sa kishte.









