Lëvizje historike Kanadaja, Britania e Madhe dhe Australia njohin zyrtarisht Palestinën  

Kanadaja, Britania e Madhe dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez.

Lëvizje historike Kanadaja, Britania e Madhe dhe Australia njohin zyrtarisht Palestinën  

Flamuri i Palestinës

Kanadaja, Britania e Madhe dhe Australia e kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez të dielën. Kjo lëvizje e përbashkët e tyre synon të ringjallë procesin e paqes në Lindje të Mesme, të bazuar në modelin e dy shteteve – Izrael dhe Palestinë – në një periudhë kur sulmet izraelite në Gaza janë intensifikuar.

“Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit për një të ardhme paqësore si për shtetin e Palestinës ashtu edhe për shtetin e Izraelit”, shkroi kryeministri kanadez Mark Carney në platformën X.

Në të njëjtën ditë edhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi për vendimin e saj.

“Sot, për të ringjallur shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës” shkroi kryeministri britanik, Keir Starmer në X.

Në të njëjtën linjë edhe Australia u bashkua me Kanadanë dhe Britaninë në njohjen e shtetit palestinez.

“Duke bërë këtë, Australia njeh aspiratat legjitime dhe të kahershme të popullit të Palestinës për një shtet të tyre”, ka thënë kryeministri australian, Anthony Albanese.

Ai theksoi se kjo është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët së bashku me Kanadanë dhe Britaninë dhe se do të formojë “një përpjekje ndërkombëtare për një zgjidhje mes dy shteteve”.

Ky vendim i përbashkët i tre shteteve është kundërshtuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin