Japonia pritet të ketë kryeministren e parë grua ose më të riun në historinë moderne të vendit pas votimit që do të mbahet të shtunën për të zgjedhur kryetarin e partisë më të madhe të Japonisë.
Dy pretendetët kryesorë janë nacionalistja konzervative, Sanae Takaichi, 64 vjeçare, dhe rival i saj më i moderuar, Shinjiro Koizumi, 44 vjeçar. Sondazhet e opinionit thonë se sekretarja e kabinetit, Yohishimasa Hayashi, mund të jetë në garë po ashtu.
Këta janë tre kandidatët kryesorë nga 5 kandidatët që duan ta zëvendësojnë kryeministrin, Shigeru Ishiba, që po jep dorëheqje pas një serie humbjesh elektorale.
Lideri i ri pritet të jetë edhe kryeministri i vendit pasi LDP është partia me grupin më të madh parlamentar, por kjo nuk siguron gjithçka, pasi partia që ka udhëhequr vendin për kohën më të madhe të pasluftës, ka humbur mazhorancën në të dy dhomat e parlamentit nën Ishiba.









