Edhe zyrtarisht, kur janë numëruar 100 për qind e vendvotimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në komunën e Dragashit.

Bexhet Xheladini i këtij subjekti ka fituar 58.45 për qind të votave.

Shaban Shabani i PDK-së ka fituar 41.55 për qind.

Në raundin e parë më 12 tetor, Xheladini fitoi 45.52 për qind krahas 28.05 sa kishte marrë Shaban Shabani.