Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdxhiku, ka thënë se është krenar me rezultatin e partisë që e drejton në zgjedhjet lokale të 12 tetorit që u mbajtën në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 7 komuna, përfshirë dhe garën pakrahasueshëm më kryesoren në vend, atë që e synojnë të gjithë, Kryeqytetin. Jemi parti e parë në Prishtinë pas 12 viteve; e fitorja dy herë radhazi këtu është shenjë”, shkroi ai në Facebook.

“Kemi fituar me qytetari, me ide, me punë, me përkushtim. Pa aparat shtetëror, pa interesa klanore, duke refuzuar çdo influencë nga jashtë për ndarje tonën, dhe me plot bindje në veten, qytetarët tanë e qytetet tona”, shtoi.

Sipas tij, pas rezultatit të fundit nacional, ky rezultat i së dielës është sinjal i një force që qëndron, rritet e forcohet.

“Fitoret e komunat nuk na qëndrojnë të garantuara; ato fitohen apo humben nga fillimi në secilën garë. Prandaj faleminderit secilit kandidat e secilës ekip për fitoret në Pejë, Viti, Junik, Dragash, Lipjan e Istog e Prishtinë, dhe për këtë rezultat që do ta lakmonim gjithnjë”, theksoi i pari i LDK-së.