Ragip Xhaka ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër. Në një postim në Facebook, Xhaka thotë vendimi i tij është “moment reflektimi”.

“Zgjedhjet e fundit janë një moment reflektimi për të gjithë ne si parti. Ato kërkojnë analizë të qetë, përgjegjësi kolektive dhe angazhim të shtuar për të forcuar strukturat tona dhe për t’u përgatitur më mirë për sfidat që na presin”, shkroi Xhaka mes tjerash.

Xhaka në fund tha se do të jetë anëtar i PDK-së, ndonëse jo kryetar dege.

I njëjti ishte kandidat për deputet në zgjedhjet që u mbajtën më 09 shkurt të këtij viti por që nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.