Hije skandalesh Aliu kryen punë me Ministrinë, por Prokuroria ende s’ka kryer punë me të

Largimi i Liburn Aliut nga Qeveria në detyrë, nuk e mbyll çështjen e hetimeve për aferat korruptive.

Hije skandalesh Aliu kryen punë me Ministrinë, por Prokuroria ende s’ka kryer punë me të

Liburn Aliu

Dorëheqja e Liburn Aliut nga pozita e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e dhënë të mërkurën, shënon fundin e një kapitulli politik, por jo edhe të angazhimit të tij në raport me këtë dikaster. Arsyeja është se emri i tij është i ndërlidhur me disa afera korruptive, të cilat edhe janë subjekt i hetimit nga Prokuroria Speciale.

Aliu, i cili për katër vite drejtoi një nga ministritë më të mëdha të vendit, përballet me akuza për keqpërdorim të detyrës. Hetimet përfshijnë disa çështje të rëndësishme, si rasti i kompanive të ambalazhuesve të ujit, ku dyshohet se ministria ua fali kundërligjshëm miliona euro borxhe këtyre kompanive.

Për këtë rast, në vitin 2024, ishin arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie: Naser Hafizi dhe Izedin Bytyqi. Në të njëjtin vit, hetimet kishin nisur edhe ndaj Aliut.

Prokuroria Speciale është duke hetuar edhe 2 mijë kontrata njëburimore të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, një pjesë e të cilave janë të Ministrisë që deri tani është drejtuar nga Aliu.

Liburn Aliu dha dorëheqje të mërkurën nga pozita e Ministrit të MMPHI-së, pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha. Ai është njëri prej themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka qenë aktiv që nga ditët e para të kësaj partie.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin