164 mijë euro është shuma që Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar për dy muaj (shkurt e mars) të vitit 2026. Për muajin janar, partia në pushtet nuk ka deklaruar harxhimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke i paraqitur të zbrazëta të gjitha kategoritë, përfshirë edhe ato të qirave që paguan në baza mujore për objektet që ka në shfrytëzim.

DOKUMENT:

Partia Demokratike e Kosovës në anën tjetër, deklaroi 213 mijë euro shpenzime brenda së njëjtës periudhë.

DOKUMENT:

168 mijë euro ndërkaq, u shpenzuan nga Lidhja Demokratike e Kosovës në tremujorin e parë të 2026-ës.

DOKUMENT:

Vetëvendosje është partia që përkundër që një kohë thirrej në kursim të buxhetit e madje bënte thirrje për ndihma në fushatë, në vitet e fundit ka shpenzuar shifra dukshëm më të mëdha se subjektet tjera politike.

4 milionë e 509 mijë euro ka shpenzuar Lëvizja Vetëvendosje vetëm gjatë vitit 2025. Kjo nënkupton gati trefish më shumë shpenzime se sa një vit më herët, respektivisht 1 milionë e 805 mijë euro sa ishin në vitin 2024. Partia në pushtet kishte shpenzuar shumë më shumë se sa edhe partitë e tjera; PDK gjithsej 2 milion e 166 mijë euro, LDK gjithsej 1 milionë e 335 mijë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me harxhime gjithsej 531 mijë euro.