Protestën studentore të 1 tetorit 1997, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar atë si “lajmëtar të lirisë”.

Para 28 vitesh, Osmani theksoi se studentët e Kosovës u ngritën jo vetëm për të drejtat e tyre, “por për dinjitetin e një populli të tërë”.

“Ata kishin fuqinë e zërit, guximin e zemrës dhe besimin se e ardhmja nuk mund të ndërtohej mbi frikë, padrejtësi dhe terror. Në rrugët e Prishtinës, në auditoriumet e mbyllura, në sheshet e mbushura me thirrje e pankarta, u shkrua një kapitull i artë i rezistencës sonë”, ka thënë Osmani, siç njofton Zyra e Presidentes.

Protestat studentore të vitit 1997, e para e vendit tha se ishin lajmëtari i lirisë, nga të cilat “secili hap shndërrohej në akt heroizmi dhe secila thirrje për drejtësi bëhej kushtrim për liri e pavarësi”.

“Sot, kur kujtojmë atë ditë të lavdishme, përulemi me respekt para atij brezi që guxoi të sfidojë padrejtësinë me forcën e paqes. Studentët e 97-tës na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet, dhe e ardhmja nuk pritet, por ndërtohet”.