Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, ka bërë me dije se e kishte pranuar ftesën e Albin Kurtit për t’u bërë Ministër i Kulturës, në Qeverinë e re të Kurtit, e cila dështoi që t’i marrë votat e nevojshme në seancën e së dielës.

“Para do dite pra edhe me një konfirmim pozitiv nga ana ime, sot në mëngjes, duke pas bindje të plotë se do ta kryej mirë këtë punë, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do të pranoj ftesën për pozitën Ministër i Kulturës dhe Turizmit”, shkroi Spahiu në Facebook.

Pavarësisht që nuk u votua, ai e falënderoi Kurti që “tek unë ka pa një profesionist qe do ta kryente mirë këtë detyrë. Sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike”.

Përkundër se nuk arriti të bëhet ministër, Spahiu theksoi se do të vazhdojë kontributin e tij “aty ku e shoh që e kam vendin, edhe atëherë kur nuk më kërkohet”.

“Do te vazhdoj me promovu gjuhën e butë me respekt të ndërsjellë si deri tash! Do te vazhdoj me punu për me qenë Kosova e para!”, shkroi ai ndër të tjera.