Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media lidhur me dorëzimin aktakuzes për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve, në Prekaz të Skenderajt.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, konferenca do të mbahet në ambientet e këtij institucioni, në katin e VI-të.
Konferenca është caktuar të nisë në orën 13:30.
Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera në njoftimin për media, ndërsa informacionet lidhur me aktakuzën pritet të bëhen të ditura gjatë konferencës.









