Sipas Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partitë politike në vend, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, duhet të ulen dhe të flasin e të dakordohen me prioritet për çështjen e Presidentit. Siç parashikon Abdixhiku, çfarëdo varianti tjetër, do ta çojë Kosovën në zgjedhje të reja.
“Duhet të flasim për marrëveshje të gjerë politike. Pra kur themi marrëveshje të gjerë, që tënisim nga e para, nga rëndësia, nga pesha, nga Presidenti. Jo nga Kuvendi, e Qeveria, e më pas të flasim për Presidentin. Nëse ndodh ndryshe, keni zgjedhje të reja. Kaq e thjeshtë është”, tha Abdixhiku në Rubikon.
Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 16.69 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, duke u renditur si partia e tretë pas Vetëvendosjes e PDK-së. Bartëse të listës, LDK pati Vjosa Osmanin e cila është emri i propozuar i partisë së Abdixhikut për pozitën e Kryetares së Shtetit.









