Në Gjykatën Kushtetuese, prejse ekziston zyrtarisht ajo, gjithmonë një gjyqtar ka qenë serb dhe normalisht gjithmonë ai serb është lidhur me ndikimin që mund ta ketë Serbia mbi të, për shkak të përkatësisë së tij etnike, por edhe për faktin se të zgjedhurit serbë të diktuar nga Serbia e votojnë.
Por, a ju kujtohet biseda e Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin e Listës Serbe, Milan Radojiçiç, kur diskutonin për bashkëpunim në zgjedhjen e gjyqtarëve në Kushtetuese?
Pra, Radojiçiçi i thotë Mimozës: Shiko, më tregoi Sllavko se keni nevojë për votat tona rreth Ligjit për rrogën minimale dhe…
Vëmendje këtu ju lutem: Votimin për gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese. Mimoza Kusari i thotë: DA, pra PO.
Por, kthehemi tash prapë te Radomir Laban. Njeriu që befasishëm na u servua si rrezik kombëtar për pushtetin, por vetëm pasi Gjykata Kushtetuese doli me vendim që Vetëvendosja e ka shkelur Kushtetutën duke e bllokuar shtetin për të funksionalizuar institucionet e reja.
Njëherë presidentja e pastaj ministrja na tmerruan me gogolin Laban.
Mirë, ja pak pamje ekskluzive. Laban është zgjedhur nga deputetët e Kosovës me datën 18 maj 2018. Kjo është seanca.
Siç mund ta shihni, në komisionin parlamentar për të siguruar votim sipas rregullave për Radomirin e gjyqtarë të tjerë është edhe Salih Zyba nga Vetëvendosje, bashkë me përfaqësuesit e tjerë të partive politike. Kurse ja këtu ku e keni Xhelal Sveçlën duke votuar.
Vetëvendosje pra, kontribuon në mbarëvajtje të procesit në zgjedhjen e këtij gjyqtari dhe këtë e bën pa asnjë problem. Qëndron në sallë po ashtu për kuorum dhe Radomir Laban zgjidhet.
Pse Vetëvendosje nuk e protestoi Labanin atëherë pra, në këtë seancë, nëse kishte informacionet që i ka për të se ai është një agjent i rrezikshëm i BIA-s?
Qe pse. Sepse, gjyqtari serb në Kushtetuese është detyrim kushtetues. Ka pasur gjithmonë një serb dhe do të ketë.
Labani edhe mund të jetë rrezik për Kosovën. Por, as përafërsisht rrezik i njëjtë se sa Albin Kurti me Mimoza Kusarin që merren vesh me mega-kriminelin e kërkuar për vrasje dhe në listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Milan Radojiçiç.
Paramendojeni, siç e dëgjuat, me të merren vesh edhe për caktim të gjyqtarëve në Gjykatë Kushtetuese.
Ju jeni rrezik nacional. Ju punoni, jo veç me Labanin, po edhe me Radojiçiçin, rrjedhimisht edhe me Vuçiç-in.
Natën pazare me ta, ditën moral me ne.
Po jo më kot thonë: shpesh patriotizmi është streha e fundit e horrave.
Ikni tash.








