Në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhen në votim 12 kandidatë shqiptarë për anëtarë në Bordin e Radio Televizionit të Kosovës, gjashtë prej të cilëve do të zgjidhen. Sipas asaj që raporton “Betimi për Drejtësi”, kandidatët shqiptarë që do të paraqiten për votim në seancë plenare janë: Arbërore Riza, Gëzim Brahaj, Valmire Thaqi, Fatos Mustafa, Lulzim Beqiri, Flokart Aliu, Fatmir Podrimaj, Ilirjan Himaj, Xheraldina Çernobregu, Anita Toçi, Avni Zuka, Njomza Beqiri Novosella.
Votimi për anëtarë të Bordit të RTK-së nuk do të mbahet në seancën e sotme (e premte, 17 prill), por në seancat e radhës.
Ndërsa kandidatët nga radhët e komunitetit serb: Vidosav Kostoviç dhe Ivana Miliç. Kurse, nga komunitetet tjera joshumicë: Anesa Colakoviç dhe Aldin Sabani.









