Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Kryetarin e saj, Albin Kurti, si mandatar për formimin e Qeverisë së re me të si Kryeministër të Kosovës.

Kështu thuhet në letrën që VV-ja ia ka dërguar Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Letra Haxhiut i është dërguar nga Arbërie Nagavci, në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Kjo ndodhi një orë pasi që Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin, ndonëse nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk është zgjedhur.