Kuvendi Nuk votohet kandidati i Listës Serbe për nënkryetar

Slavko Simiç nuk votohet si nënkryetar.

Kuvendi Nuk votohet kandidati i Listës Serbe për nënkryetar

Igor Simiç, deputet nga radhet e Listes Serbe

Slavko Simiç, deputet nga radhët e Listës Serbe, nuk është votuar për Nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb në tri tentativa.

Herën e parë votuan 10 deputetë për, 55 kundër dhe 23 abstenuan. Herën e dytë 10 për, 56 kundër dhe 21 abstenime – identik ishte edhe në të tretën.

Pas tri dështimesh, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i ka kërkuar Listës Serbe që ta ndryshojë kandidatin, duke u thirrur në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetueses, ku thuhet se i njëjti kandidat për kryetar Kuvendi mund të propozohet vetëm tri herë.

Por, Igor Simiç nga Lista Serbe ka thënë se aktgjykimi i Kushteueses nuk është për nënkryetarin, por vetëm për Kryetarin dhe e propozoi sërish Slavko Simiçin, që nuk u pranua nga Basha.

Votimi për nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë është bërë ndaras, kjo pasi që Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se nuk ka pajtueshmëri që të shkohet në votim të përbashkët, kërkesë që iu parashtrua nga deputeti Elbert Krasniqi.

Nga komunitetet joshumicë joserbe propozuan tre emra me rrotacion për pozitën e nënkryetarit. Si nënkryetare fillimisht u propozua Emilja Rexhepi, ndërsa pas saj do të jetë Fidan Jilltan dhe Artan Asllani.

Rexhepi u zgjodh nënkryetare me 73 vota për, 1 kundër dhe 23 abstenime.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin