Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kopsovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar proces votëbesimi për të vendosur për ofertën e tij të dorëheqjes.

“Me përgjegjësisë të plot morale dhe politike ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time na detyra e kryetarit për të vendosur përball këtij Kuvendit çështjen e votëbesimit. Nuk e bëj këtë për të shmangur përgjegjëse, por për të përmbushur atë si detyrim moral, nuk e bëj këtë për të krijuar krizë, por për të sqaruar drejtim që na duhet përpara bashakrisht, nuk e bëj këtë për të ndarë LDK-në por për të bashkuar përball vendimit të saj që vjen pas. Prandaj, ju pyes: Çfarë dëshironi të bëni me mu si kryetar dhe me të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi, me dinjitet dhe plot besim. Sepse besoj të ky Kuvend, besoj të pjekuria politike e LDK-së” ka deklaruar Abdixhiku.

Në fillim të fjalimit, Abdixhiku ka marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke deklaruar se vendimmarrja për të dhe partinë do t’i takojë Kuvendit të LDK-së.

“Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet, dhe të them po, se përgjegjësia është e imja. Dhe se po, vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askush tjetër të vendos për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka kritikuar edhe figurat e partisë që i kanë kërkuar dorëheqjen nga pozita e të aprit të partisë. Ai ka thënë se kërkesa për dorëheqje ka pasur një evoluim të çuditshëm, pasi sipas tij fillimisht iu kërkuar që të ofronte dorëheqjen në Kuvend e më pas iu kthye në ultimatum. Ai nuk përmendi emra, por aludoi tek Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.

“Dorëheqja më është kërkuar kur i kemi rritur 70 mijë vota e lëre më tash. Por kishte një evoluim të çuditshëm dhe jokonsistent në këtë kërkesë. Fillimisht, nuk u mjaftonte paralajmërimi për dorëheqje të ofruar në Kuvend, u artikulua kërkesa për dorëheqje të parevokueshme. ‘Ik, lësho vend’, mu tha. Më pas, ajo kërkesë u shndërrua në ultimatum. Po nuk u dha dorëheqja juaj, do të japim ne. Disa dhe dhanë, ndonëse e tëra çfarë kërkonim, unë dhe bashkëpunëtorët tanë, ishte trajtimi i brendshëm i secilës çështje që kishim. Këtu pra. Në këtë Kuvend”, ka potencuar Abdixhiku.

I pari i partisë më të vjetër në vend ka thënë se e ka menduar edhe dorëheqjen e parevokueshme, por se ka hasur në zëra të anëtarësisë që i kërkonin të vazhdonte punën që e bartë prej vitit 2021.

“Siç më njihni tashmë, nuk jam lidhur asnjëherë për pozitë e karrige. Fundja, ndonëse po ndiej peshën e përvojës politike, sidomos të kryesimit të Lidhjes Demokratike, me 42 vite jetë, kam një jetë tjetër para për të nisur gjithçka nga fillimi, këtu mes jush. Nuk do të ishte fundi. Por, sikurse kam dëgjuar këto pak zëra që kërkonin largim ultimativ për lëshim rendi, kam dëgjuar shumë më tepër zëra të anëtarësisë, të strukturave dhe të delegatëve që kërkonin përballje me të vërtetën dhe angazhim. Që kërkonin mbrojtjen e shtëpisë sonë politike sidomos nga praktika që nuk na kanë lënë asnjëherë të ngritemi mbarë”, ka deklaruar i pari i LDK-së..