Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit për buxhetin – e thirrur nga VV-ja e bojkotuar nga partitë tjera parlamentare – ka thënë se në asnjë vend nuk mund të mbajë seancë tjetër pa e zgjedhur Qeverinë.
“Në as një vend një Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur Qeveri. Midis konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë nuk lejohet që të mbahet asnjë seancë e ndërmjetme për asnjë çështje. Kjo është praktika parlamentare e Kosovës dhe është një standard i njohur në mbarë botën”, tha Gruda.
“Kjo seancë do të mbahet në historinë e Kosovës si seanca në të cilën të gjithë ne, Kryetari i Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes, qytetarët e Kosovës, çdo kush në këtë shoqëri e di që është e paligjshme dhe jo kushtetuese”, shtoi.








