Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk do ta votojë asnjë kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit jo shumicë serb.

Kështu ka konfirmuar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, para fillimit të seancës së radhës konstituive të Kuvendit.

“Ne nuk do të votojmë për askënd. Ata që e kanë bllokuar këtë situatë, le ta zhbllokojnë”, tha Kadrijaj.

Ajo ka theksuar se qëllimi i Vetëvendosjes ka qenë që të mos konstituohet Kuvendi.

“E kemi ditur që do të vijmë në këtë situatë të bllokadës, sepse qëllimi i Vetëvendosjes ka qenë që Kuvendi të mos konstituohet. Dihet që nuk është bërë as minimumi i përpjekjeve për sigurimin e votave për kryeparlamentar”, shtoi.