Përfundimisht, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa do t’i mbes në fuqi dënimi prej 15 vjet burg.
Kjo për arsyen se Dhomat e Kushtetueses në Speciale kanë rrëzuar ankesën në të cilën ai pretendonte se ka pasur shkelje kushtetuese në vendimin kundër tij.
“Më 9 korrik 2025, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) hodhi poshtë referimin e Salih Mustafës, i cili pretendonte se dënimi i tij me 15 vjet burg për krimin e luftës të vrasjes së paligjshme shkel nenin 33(3) të Kushtetutës së Kosovës dhe se ishte joproporcional në raport me veprën penale”, njofton Specialja.
Komandant “Cali”, siç njihej në luftë ishte dënuar me 26 vjet burg për krime lufte.
Në 22 vjet dënimi ishte ulur nga Apeli derisa pas vendimit të Supremes, shkalla e dytë kishte marrë sërish vendim që të ulej sërish dënimi në 15 vjet.









