“VETËVENDOSJE, TREGONI QYTETARËVE KUSH JU DHA URDHËR ME BLLOKU PRISHTINËN? KUSH PO DON ME E PA KOSOVËN SI ‘KANDAHAR’?”, ka thënë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Përveç sheshit “Xhorxh Bush”, edhe “Ishulli Urban”, projekt që lidh 30 mijë banorë të Arbërisë me qendrën, Rama theksoi se “bllokua nga kjo Qeveri”.
“20 MAJ 2026 – ndalohen punimet. 5 QERSHOR 2026 – miratohet akti ligjor”, pohoi Rama në Facebook.
Ai i ka kërkuar Vetëvendosjes që t’i tregojë qytetarëve të Prishtinës “mbi çfarë baze i ndalët punimet?”. “Me urdhër të kujt i vendosët shiritat?”.
“Kujt po i shërben kjo bllokadë? Kujt po i pengon zhvillimi i Kryeqytetit? Dhe kush po don me e pa Kosovën si ‘Kandahar’?”, vazhdoi Rama pyetjet.
Rama theksoi se si komunë do të vazhdojnë me ndërtu. “Për juve ka me tregu historia pse po e bllokoni zhvillimin e Kryeqytetit!”.









