Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur Dejona Mihalit të Vetëvendosjes, pas statusit të saj ku ajo e akuzoi për përdorim narkotikësh.

Rama në Facebook i ka kërkuar Mihalit të sqarojë rolin e saj në Kosovë dhe burimin e financimit.

“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?! E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”, shkroi ai.

Më herët, i pari i kryeqytetit pati një përplasje në distancë edhe me ministrin në detyrë Dimal Basha, të cilin e kishte akuzuar për keqmenaxhim pas aksidentit me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”.