Kosova nuk është aspak gati për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare, ndërsa përgjegjësit po ia hedhin fajin njëri-tjetrit.

Në një letër të dërguar Qeverisë dhe Kryeqytetit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, është bërë e ditur se Qeveria nuk i ka paguar garancitë bankare të kontratës dhe shpenzimet e tjera. Madje, sipas letrës, Qeveria nuk u është përgjigjur as e-maileve që nga janari i vitit 2026.

Sipas Projektligjit për Lojërat Mesdhetare, Qeveria do të duhej të investonte mbi 253 milionë euro për organizimin e këtyre lojërave, pritjen e të cilave Kosova e fitoi në vitin 2023.

Për të diskutuar përballë njëri-tjetrit, të martën mbrëma, në emisionin “Debat Plus” janë ftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministri i Kulturës dhe Sportit, Blerim Gashani.

Megjithatë, emisioni ka njoftuar se ftesën për përballje e ka refuzuar pikërisht ministri i Qeverisë Kurti, Blerim Gashani.

Kronika e VOX Kosova për Lojërat Mesdhetare: