Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse i numrat për ta formuar Qeverinë e re pasi këtë të premte është konstituuar Kuvendi i Kosovës, pas zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, Nenad Rashiç.

“U kompletua kryesia e Kuvendit, vazhdojmë”, tha shkurtimisht Kurti kur është pyetur nga VOX Kosova pas përfundimit të seancës së Kuvendit.

Nenad Rashiç është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Ai mori 71 vota për,  24 abstenime dhe nëntë kundër.

Zgjedhja e Rashiçit vjen pasi që nëntë (9) deputetët e Listës Serbe dështuan radhazi nga tri herë secili për t’i marrë votat e nevojshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje votuan për, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës abstenoi.