Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për atë që pak a shumë dihej: se Albin Kurti e ka dëmtuar raportin e Kosovës me Amerikën deri në atë masë ku SHBA-të kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

Ky lajm është befasi vetëm për ndonjë sylesh që s’merr erë nga jeta, apo për ndonjë servil që nga afërsia me Albin Kurtin nuk sheh dot përtej tij. Ne të tjerët, të gjithë ata me inteligjencë minimale, e kemi parë se kah çon kjo rrugë e krye-operatorit të mbrapshtë me emrin Albin Kurti.

Mbase nuk mund ta vërtetojmë ende me saktësi të plotë se kush është punëdhënësi i këtij njeriu, por një gjë është e qartë: ai për Kosovën nuk punon.

Nuk mund të jetë e rastësishme që Qeveria e Kosovës bëhet palë në Mal të Zi me koalicionin serb, bëhet palë në Maqedoni me partnerët e Serbisë në dëm të shqiptarëve atje, fut shtetin në sanksione të Bashkimit Evropian dhe tash bllokon praktikisht raportin e Kosovës me SHBA-të.

E mos harroni, ky reagim i SHBA-ve vjen në kohën e përrallave të Vjosa Osmanit, e cila akuzon gazetarët për grusht-shtet. Një metodë kjo për të përlyer këdo që ka kritikën minimale për të dhe kërkon t’ia hapë sytë popullit për këtë regjim anti-kombëtar të Albin Kurtit.

Por lejimi i mëtejshëm i Kurtit më nuk është përgjegjësi ekskluzive. Opozita në Kosovë e ka për detyrim të ngrihet e të veprojë, jo më të mjaftohet me reagime koti në Facebook. Sepse, përndryshe, ata nuk janë vetëm ana tjetër, por bashkëfajtorë të plotë në shpërbërjen e tërësishme të shtetit.