Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet lokale që janë mbajtur këtë të diele kanë treguar kulturë të lartë, teksa ka falënderuar veçanërisht qytetarët që kanë votuar për partinë që e drejton.
“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara”, shkroi Kurti në Facebook.
“Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, shtoi.