Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sërish janë parë duke hyrë në një takim të përbashkët në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar rreth formimit të institucioneve të reja.
Rrugës për në takim, duke folur në ecje, njëri tha se Kuvendi duhet të konstituohet sot, ndërsa tjetri tha se duhet pas marrëveshjes.
“Kur të kemi marrëveshje politike, nga ana ime do të keni edhe material për lajme. Takimet me LDK-në nuk janë më lajm. Janë përpjekje normale për t’i konstituar institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha Albin Kurti.
“Duhet të ketë seancë konstituive. Duhet të ketë seancë konstituive. Nuk ka nevojë të vonohet me konstituimin e Kuvendit. Duhet të votohet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit. LDK-ja as ka kërkuar, as kërkon që të bëhen ose të ketë vonesa të tilla”, tha Lumir Abdixhiku.
Ky është takimi i katërt mes këtyre dy krerëve partiakë.









