“Arsyeja pse unë kam me votu Gjykatën Speciale, mos të pëson kurrkush për shkak të meje. Realisht, ma mirë është me pësu ne disa si individë”, kështu thoshte Ish-Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një seancë të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej për Gjykatën Speciale, më 22 nëntor 2016.
Ai pati theksuar se “kurrkujt nuk i frikësohemi në çdo ballafaqim”. “Ballafaqohemi përmes partnerëve tanë. Atje po thonë se është ma e drejtë. Atje do të shkojmë”.
“Edhe kështu boll na kanë fy. Çka kemi dëgju fyerje, paçavura të njerëzve më të ulët, të njerëzve të padijshëm edhe njerëzve të pasherr, të cilët i kanë mashtru tjerët se e zeza e Kosovës vjen prej këtyre njerëzve”.
Veseli nuk e besonte se fletarrestet do të ndaleshin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me ndaljen e kësaj Gjykate. “Realisht, le ta dinë shumica e bashkëluftëtarëve, unë se besoj se kanë me u ndal fletarrestet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me ndaljen e kësaj Gjykate Speciale”.
“Unë frikësohem se do të ketë edhe më shumë procese gjyqësore të llojit qysh u arrestu edhe u dënu Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa kurrfarë faktesh Sylejman Selimi të njëjtën kohë edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt edhe Komandanti i Zonës Operative të Drenicës”.
Andaj, më mirë, konsideronte ai, “me u ballafaqu një herë në mënyrën që të ndalen këto histeri”.
Veseli u dënua nga Gjykata Speciale të dielën e 16 shtatorit me 18 vjet burgim.









