Daut Haradinaj, i Aleancës ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, e cila deklaroi se, “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do të kryente spastrim etnik në Kosovë”.

Haradinaj e ka cilësuar këtë retorikë si vazhdimësi të mendësisë millosheviçiane, duke theksuar se deklarata të tilla vetëm sa e forcojnë vendosmërinë e qytetarëve të Kosovës. “Kosova kurrë nuk ka qenë zemra e Serbisë.

Kosova ka qenë dhe mbetet fundi i Serbisë dhe kapitullimi i saj. Kjo gjuhë millosheviçiane vetëm sa e forcon vetëdijen tonë kombëtare si një komb i lirë dhe i gatshëm ta mbrojë këtë shtet dhe këtë liri nga mendësia gjenocidale, e cila shihet që është bartur brez pas brezi. Kosova është zemra e secilit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.