Irani është zhytur në një ndërprerje interneti gjithështetërore, ndërsa protesta masive kundër qeverisë janë shpërndarë nëpër krejt vendin. Iranianët po brohorasin me slogane kundër regjimit teokratik si pasojë e trazirave ekonomike dhe çështjeve të sigurisë.
Autoritetet kanë ndaluar qasjen në internet dhe linja telefonike menjëherë pasi filluan protestat në kryeqytetin Tehran dhe qytete të tjera të mëdha. Kjo nuk ndaloi shpërndarjen e fotove dhe videove nga protestat, që tani kanë hyrë në javën e dytë.
“Ndërprerjet nëpër gjithë vendin priren të jenë strategjitë të regjimit kur dhunë vdekjeprurëse pritet të përdoret kundër protestuesve”, ka thënë për CNN, Alp Toker, drejtor i një qendrës për kibër-siguri, NetBlocks.
Nga qyteti perëndimor i Ilam, një rajon me shumicë kurde në kufi me Irakun, te Tehrani e Mashadi, njerëz në mbi 100 qytete kanë dalë rrugëve që kur protestat filluan për herë të parë 12 ditë më parë. Autoritetet i janë rikthyer manualit të tyre për shtypje të protestave pa dhënë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet që kanë ngritur zemërimin publik.
Së paku 45 protestues, ndër ta 8 fëmijë, janë vrarë gjatë demonstratave, sipas organizatës për të Drejtat e Njeriut në Iran, që funksionon në Norvegji. Organizata në fjalë ka raportuar se qindra të tjerë janë lënduar dhe mbi 2000 janë dërguar në mbajtje.
Protestues të tjerë janë paraqitur tek kërkojnë kthimin e princit në azil, Reza Pahlavi. Një nga sloganet e marshuesve ka qenë “Kjo është beteja e fundit, Pahlavi do të rikthehet”.
Palhavi, nëpërmjet një postimi në X, ka inkurajuar iranianët “të dalin në rrugë dhe si një front i bashkuar të brohorasin kërkesat e tyre, Ai shtoi “Ngrihu Iran!”.