Këtë të diel, duke filluar nga ora 12:00, në Prishtinë do të mbahet një protestë.
Protesta është thirrur nga qytetari Durim Aliu.
Arsyeja kryesore e protestës ai thotë se është gjendja e rëndë ekonomike në Kosovë.
Kërkesa kryesore e protestës është dorëheqja e Kryeministrit Albin Kurti.
Në një intervistë për VOX Kosova, Aliu ka treguar se nuk e ka një punë të sigurt, derisa është prind i një djali dhe vështirësitë që i ka për ta kaluar muajin.









