Drita Morina, nënkryetarja e Komisionit të Pavarur të Mediave, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit Debat Plus, që transmetohet në RTV Dukagjini.

“Në qoftë se raste të tilla përsëriten unë kam kërkesë, propozim Komisionit, emisionit të tillë, kjo është hera, për një muaj ditë, që sa na jena anëtarë të KPM-së, raste të tilla po përsëriten nga emisioni i njëjtë, deri në ndalimin e emitimit të emisionit të tillë. Ky është propozimi im, por do të jetë temë shqyrtimi në mbledhjen e radhës”, tha Morina të mërkurën në mbledhjen e KPM-së.

Kjo, sipas KPM-së, për shkak të përdorimit të fjalëve si “hajn” e hajneshë” dhe mosreagimit të duhur të autorit të emisionit, Ermal Panduri.

Panduri tha se nëse dikush mendon se Debat Plus mund të ndalet me presion apo kërcënime e ka keqkuptuar historinë e emisionit.

Debat Plus, që transmetohet nga e hëna në të enjten, është emisioni më i shikuar politik në Kosovë.