Pas dështimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjini e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pasi ky i fundit nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit në seancën konstituive.

“Ky është kulmi i paftyrësisë!”, ka shkruar Gjini.

Kurti gjatë seancës deklaroi se i duhet kohë shtesë për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe nuk paraqiti emër për të udhëhequr Kuvendin.

Moszgjedhja e kryetarit të Kuvendit vazhdon ta mbajë të bllokuar konstituimin e plotë të institucioneve pas zgjedhjeve.