Në dhjetor të vitit 2024, kur Vetëvendosje po mbante Këshillin e Përgjithshëm të partisë, fjalën e kishte marrë Kryetari i Partisë, Albin Kurti. Aty, ai do të krekosej se pushteti nën drejtimin e tij ka investuar miliona në shëndetësi, “ka modernizuar” spitale e ka rregulluar çështjen e mungesës së barnave esenciale.

“Kemi investuar në sektorin e shëndetësisë si asnjë qeverisje më parë. Prej 2019-tës, viti i fundit para pandemisë, deri në 2024, buxhetin e këtij sektori e kemi rritur për mbi 100 milionë euro, duke përfshirë buxhetin për barnat esenciale, i cili në vitin 2024 është mbi dy herë e gjysmë më i lartë se sa që e kemi gjetur në fillim të mandatit tonë. Si dhe për investime të shumta për infrastrukturën dhe teknologjinë më të avancuar mjekësore, nga spitali në spital e nga klinika në klinikë, anë e mbanë Kosovës”, thoshte Kurti.

Por, gati dy vjet pas, gjendja vazhdon të jetë e mjerueshme.

Në Repartin e Pediatrisë në QKUK, s’ka as tualete funksionale. Shtretërit janë të shkatërruar e mungojnë elementet bazike të trajtimit të pacientëve.

Fotografi: