Ministrja e Drejtësisë e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla, nuk ka reaguar akoma pas verdiktit me aktgjykim dënues me 81 vite burgim për ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Kjo i ka revoltuar disa qytetarë, të cilët, sipas një videoje të publikuar në Gazetën Nacionale, kanë realizuar një aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë dhe, ndër të tjera, ia kanë shkruar në murin e objektit: “Ku je shpiune?”.
Në bazë të videos së publikuar, shihet se ata janë larguar nga objekti pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.









