Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr sanksionet ndaj ish-Presidentit të Republikës Srpska – etniteti serb në Bosnje e Hercegovinë – ka njoftuar Departamenti i Thesarit Amerikan.

Nga sanksionet është larguar edhe anëtarja serbe e Presidencës tre paleshe (serbe, kroate dhe boshnjake) së Bosnje e Hercegovinës, Zeljka Cvijanoviç.

Po ashtu, sanksionet janë hequr edhe kundër familjarëve të Dodik-ut; djalit Igorit dhe vajzës Gorica, dhëndrit të tij, Pavle Çoroviç, por edhe Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, Nenad Stevandiç dhe ish-Kryeministrit të Republikës Srpska, Radovan Viskoviç.

Janë larguar nga sanksionet edhe bizneset dhe pronarët e tyre, të cilët kanë qenë të afërt me Dodik-un.

Ky vendim për heqjen e Dodik-ut dhe të tjerëve nga sanksionet, vjen pasi që javë më parë SHBA-të hoqën nga lista e sanksioneve edhe katër individë nga Republika Srpska, të cilët ishin përfshirë në organizimin e festimeve të ditës anti-kushtetuese të 9 janarit.

Dodik ishte sanksionuar nga SHBA-të për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit (marrëveshja që i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitin 2015).

Autoritetet e Republikës Srpska kishin nënshkruar një kontratë me firmën ligjore amerikane  “Zell & Associates International Advocates”, në mënyrë që e njëjta të lobonte që SHBA-ja t’ia largonte sanksionet Dodik-ut dhe bashkëpunëtoreve të tij.