Sali Berishës, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe Kryetar i Partisë Demokratike, i është hequr sanksionimi “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendim që ishte marrë 5 vjet më parë nga ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku i ndalonte hyrjen në SHBA atij dhe familjes së tij.

Vendimi për t’ia hequr “non grata”-n Berishës, siç raporton Lapsi.al, është marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe i është komunikuar personalisht Berishës në një bisedë telefonike 15 minutëshe nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Shqipëri, Nancy Van Horme.

Berisha nuk foli për këtë çështje kur u pyet nga gazetarët, por kur hyri në Kuvend, ai tha “Unë erdha. U krye”, duke u duartrokitur nga deputetët demokratë.

Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” në maj të vitit 2021. Vendimin e kishte njoftuar Blinken, i cili thoshte se veprimet e Berishës minojnë demokracinë në Shqipëri dhe janë të lidhura me korrupsion.