Pas shumë polemikave, LDK e Podujevës kandidon Agim Veliun për deputet.

Pas disa viteve refuzim nga Kryesia e Lidhjës Demokratike të Kosovës, në valën e kthimeve nga parti të ndryshme në origjinën e tyre, LDK-në, kjo parti ka kthyer edhe të shumëdiskutueshmin, Agim Veliun.

Këtë lajm e dha kryetari i degës së LDK-së, Ekrem Hyseni ku ndër të tjera shkroi se kjo u bë “me qëllim unifikimit të të gjithëve”.  

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, janë votuar njëzëri kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Me qëllim të unifikimit të të gjithëve, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, kam propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi, të jetë edhe Agim Veliu, e në këtë garë po ashtu janë edhe katër kandidatë tjerë nga Dega jonë: Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe unë Ekrem Hyseni”, shkroi Hyseni.