Të gjitha votat për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit janë numëruar. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47.13 për qind të votave.
VV-ja ka grumbulluar 382 mijë e 865 vota. Me këto vota dhe përqindje, do të ketë 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.44 për qind të votave, apo 157 mijë e 893 vota. Në Kuvend, PDK do t’i ketë 22 ulëse.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69 për qind, apo 135 mijë e 559. LDK-ja do t’i ketë 18 deputetë.
E katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.74 për qind, apo 54 mijë e 731 vota.









