Shpejtim Bulliqi i VV-së ka fituar pa balotazh në Podujevë, sipas exit poll-it të UBO Consulting, të publikuar në emisionin Debat Plus.
Sipas këtij exit poll-i, Bulliqi ka marrë 51.6 për qind. I dyti është renditur Ekrem Hyseni i LDK-së me 37,8 për qind. I treti është renditur Isak Shabani i PDK-së me 9.9 për qind, ndërsa Baki Feta i AAK-së 0.7 për qind.










