Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme nacionale të mbajtura më 28 dhjetor të vitit 2025.
Rezultatet u certifikuan me 11 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Një mbledhje për certifikimin e rezultateve përfundimtare ishte mbajtur edhe më 31 janar, por që atëherë votimi ishte ndarë për Listën Serbe dhe KDTP-në, dhe si përfundim Lista Serbe nuk ishte certifikuar.
Për dallim nga tani, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, atë ditë kishin votuar kundër certifikimit të rezultateve për Listën Serbe.
Lista Serbe ishte ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili e kishte pranuar ankesën e tyre.
Shpalljes së rezultateve përfundimtare iu hap rruga pasi që Gjykata Apelit shqyrtoi të gjitha ankesat që u bënë.









