Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar edhe në Suharekë, përballë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Atje janë numëruar 100 për qind e vendvotimeve.

Bali Muharremaj i kësaj partie, kryetar aktual, ka marrë 55.60 për qind.

Kundërkandidati i tij, Ardian Shala nga LDK ka marrë 44.40 për qind.

Në raundin e parë  më 12 tetor, Bali Muharremaj kishte marrë 45.42 për qind e Shala 31.32 për qind.